Elita e futbollit vjen sot me sfidën Suhareka-Dukagjini

Elita e futbollit vjen sot me sfidën Suhareka-Dukagjini

Superliga e Kosovës në futboll, vjen sot me duelin ndërmjet Suharekës dhe Dukagjinit.

Kjo sfidë hap ndeshjet e xhiros së dytë të elitës së futbollit tonë.

Ky duel pritet të sjellë lojë interesante pasi që të dy skuadrat synojnë rezultat pozitiv.

Suhareka në sfidën e parë të këtij sezoni, mori një pikë në udhëtim tek Prishtina, derisa skuadra nga Klina ishte mundur nga Ballkani.

Java e dytë e Superligës vazhdon të dielën pasdite, ku do të ballafaqohen Malisheva-Ferizaj dhe Feronikeli ’74-Llapi.

Ndërkaq, të hënën luhet ndeshja mes Gjilanit dhe Ballkanit, derisa derbi mes Prishtinës dhe Dritës luhet më vonë për shkak të pjesëmarrjes së skuadrës gjilanase në Ligën e Konferencës.

Superliga /Java e dytë

Të shtunën takohen:

Suhareka-Dukagjini

Të dielën takohen:

Malisheva-Ferizaj

Feronikeli ’74-Llapi

Të hënën takohen:

Gjilani-Ballkani

Prishtina-Drita (shtyhet)

Të gjitha ndeshjet fillojnë në orën 17:00.

Share This