Fonesca: Milani është gati, e duam titullin

Fonesca: Milani është gati, e duam titullin

Trajneri i AC Milanit, Paulo Fonesca, duke folur në konferencën për medie në prag të fillimit të sezonit të ri në Seri A, ka thënë se skuadra e tij është gati për sfidat e reja.

Milani nesër mbrëma në ‘San Siro’ pret Torinon në duelin e parë të edicionit të ri në elitën e futbollit italian.

Fonesca, i cili në duel me Torinon zyrtarisht do të debutoj në krye të bankinës së milanistëve, thotë se Milani synon titullin e kampionit.

“Ne jemi këtu për të fituar titullin edhe nëse Interi është shumë i fortë”, ka thënë Fonesca.

“Ne kemi kualitet dhe ambiciet tona janë të shkojmë sa më larg”, ka pohuar ai.

Share This