Rashad Williams, një tjetër amerikan që përforcon Prishtinën
Amerikani Rashad Williams është përforcimi i radhës i Sigal Prishtinës.
Kryeqytetasit vazhdojnë të sjellin përforcime të reja në ndërtimin e skuadrës së re për edicionin e ri të garave.
Klubi nga kryeqyteti të martën ka zyrtarizuar fundorin amerikan Rashad Williams.
Williams tek Prishtina vjen nga universiteti amerikan Arkansas që ka luajtur në NCAA 1, me një mesatare prej 17 pikëve për ndeshje.
Williams është përforcimi i tretë i huaj te skuadra bardhekaltër brenda pak ditësh.
Para Williamsit, skuadra më e trofeshme në vendin tonë, ka prezantuar edhe dy amerikanë tjerë, Damiree Burns dhe Jalen Moore.