Zyrtare: Lautaro Martinez rinovon kontratën me Interin
Tashmë është zyrtare.
Lautaro Martinez rinovon kontratën me Interin deri në 30 qershor të vitit 2029.
Ka qenë vetë klubi zikaltër që me anë të një njoftimi në faqen zyrtare ka publikuar lajmin e rinovimit të kapitenit.
“FC Internazionale Milano njofton se ka arritur një marrëveshje për vazhdimin e kontratës së lojtarit Lautaro Martinez: sulmuesi i lindur në vitin 1997 do të jetë pjesë e skuadrës zikaltër deri më 30 qershor 2029”, shkruhet në njoftimin e Interit.