Tahiri i reagon Zybës: Synimi i Haradinajt për postin e Presidentit legjitim – s’keni parime, Kurti i përkulej Isa Mustafës
Kryetari i Grupit Parlamentar të AAK-së Besnik Tahiri, është shprehur se synimi i Kryetarit Ramush Haradinaj, për postin e presidentit është edhe legjitim edhe i logjikshëm.
Derisa ka thënë se të fundit që mund të thirren në parime janë LVV.
Tahiri ka rikujtuar kohën kur sipas tij “Kurti përkulej para Isa Mustafës, për pak pushtet”.
Postimi i plotë:
Synimi i Ramush Haradinajt për postin e presidentit është synim legjitim dhe i logjikshëm dhe nuk është në pronësi të kurkujt. Vetëvendosje është partia e fundit që mund të thirret në parime politike. Po ua rikujtoj që lideri i saj, Albin Kurti, iu përkulke Akademik Isa Mustafës për pak pushtet, madje duke e quajtur ‘Profesor Isë’, e pak muaj më herët po të njejtit ia kishin sulmuar shtëpinë dhe familjen me kauza të rrejshme politike. Kuptoni, çdo qëndrim politik tuajin e keni shkelë me dy këmbë, e së fundi e keni sjellë vendin buzë shkatërrimit politik e ekonomik.