Mbyllen dy ndeshjet e Superligës, rezultate befasuese
Ferizaj ia ka arritur ta mposhtë Feronikelin 74, ndërsa Llapi dhe Gjilani janë ndarë baras.
AlbiMall Superliga e Kosovës e ka nisur edicionin e ri të shtunën me njtë ndeshje ntë Ferizaj që është mbyllur me rezultat 2-1 dhe me një tjetër në Podujevë që ka përfunduar me rezultat të barabartë 1-1.
Ndeshja në Ferizaj ka parë avantazhin e vendasve në pjesën e parë me golin e shënuar nga Sadriu në minutën e pestë të kohës shtesë.
Në pjesën e dytë, Ferizaj e ka shtuar epërsinë pas një autogoli të Bruqit në minutën e pesëdhjetë e një. Feronikeli 74 e ka ngushtuar diferencën në minutën e shtatëdhjetë e pestë me golin e Hysenit, por nuk ia ka dalë ta barazojë rezultatin.
Në ndeshjen tjetër, Llapi nuk ia ka arritur ta shfrytëzojë përparësinë e të qenit nikoqir.
Bilalli ka shënuar për Gjilanin në minutën e pesëdhjetë, ndërsa Januzi ka barazuar për Llapin dy minuta para përfundimit të kohës së rregullt.
Ndeshja tjetër e planifikuar ndërmjet Dritës dhe Malishevës ishte shtyrë.