Franca në finalen e madhe të ‘Paris 2024’, mund Gjermaninë

Franca në finalen e madhe të ‘Paris 2024’, mund Gjermaninë

Kombëtarja e Francës është kualifikuar në finalen e madhe të Lojërave Olimpike ‘Paris 2024’.

‘Gjelat’ mundën Gjermaninë në gjysmëfinale me rezultat 73-69, në një duel tejet interesant.

Periudha e parë e kësaj sfidë u mbyll me epërsinë e gjermanëve prej 25-18.

Mirëpo, Franca u rikthye në lojë në periudhën e dytë duke fituar me rezultat 15-8, derisa skuadrat shkuan në pushim me rezultat të barabartë 33-33.

Basketbollistët e Francës edhe në periudhën e tretë luajtën më mirë duke e mbyll këtë dhjetëminutësh më avantazhin 23-17, derisa francezët epërsinë e krijuar e ruajtën deri në fund të kësaj supersfidë e cila përfundimisht mbyllet me rezultat 73-69.

Franca kalon në finalen, ku do të përballet me fituesin e ndeshjes SHBA-Serbi, ndeshje që luhet sonte.

Share This