Përfundon tubimi i serbëve kundër hapjes së urës së Ibrit
Përfundoi tubimi paqësor në Mitrovicën Veriore, ku serbët kanë dalë për të protestuar ndaj vendimit të Qeverisë së Kosovës për hapjen për qarkullim të urës mbi lumin Ibër.
Organizatorët ia kanë siguruar fjalën personazheve të ndryshme të komunitetit serb, të cilët gjatë fjalimit i kanë treguar pakënaqësitë e tyre dhe mes tjerash njëri prej tyre ka paralajmëruar se ky nuk është ky tubim i fundit dhe se mendon që është fillimi i diçkaje të re.