Irani refuzon thirrjet për kompromis dhe zotohet të ndëshkojë Izraelin
Irani nuk do të bëjë kompromis në hakmarrjen e tij të planifikuar kundër Izraelit pas sulmin vdekjeprurës ndaj liderit të Hamasit në Teheran.
“Për sa i përket shkeljes së integritetit tonë territorial, ne nuk do të bëjmë asnjë kompromis”, tha sot zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme, Naser Kanaani.
“Megjithëse Irani nuk dëshiron një përshkallëzim të konfliktit në rajon, por do të ndëshkojë Izraelin për vrasjen e Ismail Haniyeh, pavarësisht përpjekjeve për ndërmjetësim”, tha zëdhënësi, sipas agjencisë së lajmeve ISNA.
Haniyeh, i cili udhëhoqi organizatën islamike palestineze Hamas, u vra në Teheran javën e kaluar.
Përshkallëzimi i fundit rrjedh nga lufta gati 10-mujore që Izraeli po zhvillon kundër Hamasit në Gazë – e shkaktuar nga masakra e 7 tetorit të vitit të kaluar, në Izraelin jugor.
Militantët e Hamasit dhe grupet e tjera vranë 1200 njerëz dhe rrëmbyen 250 të tjerë si pengje.
Izraeli synon të shkaterrojë Hamasin si një organizatë ushtarake dhe politike.
Sipas të dhënave nga Ministria e Shëndetësisë e Gazës, më shumë se 39 000 njerëz janë vrarë dhe më shumë se 90 000 janë plagosur në brezin bregdetar që nga fillimi i luftës.
Për shkak të numrit të lartë të viktimave civile, Izraeli është kritikuar nga autoritetet ndërkombëtare.
Negociatat indirekte midis Izraelit dhe Hamasit për një armëpushim dhe lirimin e pengjeve janë bllokuar prej disa muajsh. /atsh/