Siç pritej, Sarah Sjostrom fiton të artën e dytë në Olimpiadë
Noterja Sarah Sjostrom e ka fituar edhe medaljen e dytë të artë në këto Lojëra Olimpike “Paris 2024”.
Sjostrom ka arritur të stoliset me të artën edhe në disiplinën 50 metra stil i lirë, duke lënë prapa Harris dhe Zhang.
Suedezja ishte larg kundërshtareve, duke e mbyllur në kohën 23.17, duke tejkaluar Harris që u rendit e dyta me 23.97.