Harris siguron votat e delegatëve demokratë për të qenë kandidate për Presidente
Zëvendëspresidentja Kamala Harris ka siguruar vota të mjaftueshme nga delegatët demokratë për t’u bërë kandidati i partisë për presidente, tha të premten Kryetari i Komitetit Kombëtar Demokratik, Jaime Harrison.
Procesi i votimit online nuk përfundon deri të hënën, por fushata shënoi kumin në momentin kur ajo kaloi pragun për të marrë shumicën e votave të delegatëve.
Harris është gati të jetë gruaja e parë me ngjyrë në krye të tabelës së një partie të madhe për Presidente.
“Jam e nderuar që jam kandidatja e mundshme e demokratëve,” tha Harris në një telefonatë me mbështetësit.
Harrison tha se “ne do të mblidhemi rreth Zëvendës Presidentes, Kamala Harris dhe do të demonstrojmë forcën e partisë sonë” gjatë konventës së saj në Çikago më vonë këtë muaj.
Demokratët kanë shtyrë përpara me një votim virtual për të emëruar Harris, duke iu afruar kulmit të një procesi të trazuar që u përmbys nga vendimi i Presidentit, Joe Biden për të mos kërkuar rizgjedhjen.
Delegatët e Konventës Kombëtare Demokratike filluan votimin me e-mail të sigurt të enjten. Votimi do të qëndrojë i hapur deri të hënën në mbrëmje. Harris nuk e ka zgjedhur ende kandidatin e saj për zëvendëspresident. Ajo pritet të intervistojë kandidatët gjatë fundjavës.
Nominimi zyrtar pritet të finalizohet deri më 7 gusht edhe pse konventa e partisë në Çikago nuk është planifikuar të fillojë për më shumë se dy javë të tjera. Zyrtarët demokratë kanë thënë se afati kohor i përshpejtuar ishte i nevojshëm për shkak të një afati të 7 gushtit për të siguruar që kandidatët të paraqiten në fletën e votimit të Ohajos.
Harris u miratua nga Biden menjëherë pasi ai u largua nga gara, duke e katapultuar atë në ballë të fushatës për të mposhtur kandidatin republikan Donald Trump. Asnjë kandidat tjetër kryesor nuk e sfidoi Harrisin për nominimin dhe ajo ishte e vetmja zgjedhje për delegatët sipas rregullave të partisë që kërkonin premtime për mbështetje nga të paktën 300 delegatë, me jo më shumë se 50 nënshkrime nga çdo delegacion.
Çdo delegat që dëshiron të votojë për dikë tjetër përveç Harris, do të llogaritet si “i pranishëm”.
Demokratët ende planifikojnë një thirrje shtet pas shteti gjatë konventës, mënyra tradicionale e zgjedhjes së një kandidati. Megjithatë, kjo do të jetë thjesht ceremoniale për shkak të votimit në internet.
Partia këmbëngul se duhet të ketë kandidatin e saj në vend përpara se të hapet konventa e saj në Çikago më 19 gusht, për t’u siguruar që të përmbushë afatet e hyrjes në votime në Ohajo – një argument që republikanët e shtetit e kundërshtojnë.
Ligjvënësit e shtetit të Ohajos kanë ndryshuar që atëherë afatin, por modifikimi nuk hyn në fuqi deri më 1 shtator. Avokatët demokratë paralajmërojnë se pritja deri pas afatit fillestar për të përcaktuar një kandidat presidencial mund të shkaktojë sfidë ligjore. AP