Loriana Kuka: S’ka qenë i lehtë vendimi për pensionim
Loriana Kuka në një intervistë për RTK, ka folur për paraqitjen e sotëm në ‘Paris 2024’, si dhe për pensionimin nga xhudo.
“Sot kam qenë shumë e fokusuar, besoj që e kam përfaqësuar Kosovën me mirë se herën e fundit, shpresoj që nuk iu kam dëshpëruar shumë. Ai moment më largoi pak nga koncentrimi, tentova pastaj ta kthejë poentën mirë nuk ia dola”, tha ajo.
“Pensionimi? Kjo gara ka qenë e fundit për mua, kam vendosur ta përfundoj karrierën. Deri këtu e kam shtyrë shkaku i lëndimeve, jam krenar që kam arritur deri këtu. Ia ka vlejt tërë ky rrugëtim, jam e lumtur që e kam pasur në krahë Tonin dhe Majlinden. Nuk ka qenë lehtë për ta marrë këtë vendim. E kam menduar gjatë, por besoj që është vendimi i duhur”, theksoi Kuka.
“Jam shumë krenare që kam qenë pjesë e këtij ekipi dhe arritjet e tyre. Akili ke shumë afër, kam pasur ndjenja të këqija që s’e arriti medaljen edhe ky. Por, besoj se do të vijnë edhe shumë tjerë që do të arrijnë këto rezultate. Do të jem gjithmonë me Kosovën, edhe pse nuk jam më pjesë e xhudos”, ka përfunduar Fazliu.