Marchand dhe Zhanle fitojnë medaljet e arta në ‘Paris 2024’
Francezi Leon Marchand ka befasuar të gjithë, duke fituar medaljen e dytë të artë të mbrëmjes, këtë herë në stilin 200 metra “bretkosë”, derisa kinezi Pan Zhanle vendosi rekord të ri olimpik në stilin 100 metra not i lirë.
Marchand, vetëm 22-vjeçar fitoi medaljen e dytë të artë këtë mbrëmje, duke dominuar plotësisht në 200 metra stil “bretkosë”.
Ai la mbrapa kundërshtarin Stubblety-Cook, që mori të argjendtën, derisa si vend i tretë me vetëm 0.94 sekonda u rendit Casper Corbeau.
Ndërkohë, kinezi Pan Zhanle ka fituar të artën në stilin 100 metra “not i lirë”, duke e thyer rekordin olimpik, të cilin faktikisht e mbante vetë.
Në vetëm 46.40 sekonda, Zhanle arriti ta festonte triumfin, derisa pas tij u rendit Kyle Chalmers, derisa David Popovici përfundoi vetëm si pozitë e tretë.