Ledecky mahnit sërish, e fiton të artën në ‘Paris 2024’
Notarja Katie Ledecy e ka fituar medaljen e artë në stilin 1500 metra stil i lirë.
Amerikania vazhdoi shkëlqimin për ta fituar medaljen e tetë të artë në Lojërat Olimpike, duke vendosur një tjetër rekord të ri olimpik, prej 15:30.02.
Me këtë fitore, Ledecky i afrohet bashkëkombëses Jenny Thompson, si një nga notaret më të suksesshme në historinë e Lojërave Olimpike.