Guardiola lavdëron Grealish: Ai vërtetë është i mirë

Guardiola lavdëron Grealish: Ai vërtetë është i mirë

Trajneri i Manchester Cityt, Pep Guardiola, është shprehur i kënaqur me paraqitjen e Jack Grealish në miqësoren ndaj Barcelonës në Orlando.

Katalonasit fituan miqësoren ndaj ‘Qytetarëve’ pas penalltive (4-1), pasi koha e rregullt u mbyll baras 2-2.

Grealish shënoi golin e dytë për Barcelonën duke e quar ndeshjen në penallti.

“Ai ishte agresiv”, tha Guardiola.

“Ai është i mirë në kontrollin e topit dhe ai bëri katër ose pesë goditje”.

“Unë jam vërtet i kënaqur me lojën që ai bëri”, ka pohuar Guardiola.

Strategu spanjoll mendon se skuadra e tij, vazhdimisht është duke u përmirësuar. Guardiola beson se City më kohë do të jetë gati për sezonin e ri.

“Çdo ndeshje ne po përmirësohemi, gjendja jonë po përmirësohet. Do të jemi gati për sezonin e ri”, ka theksuar Guardiola.

Share This