Lajmi i fundit: Sulmi me thikë në Angli- 2 fëmijë të vdekur, 6 të tjerë në gjendje kritike. Arrestohet autori 17-vjeçar
Një djalë 17-vjeçar është arrestuar në lidhje me sulmin me thikë që ndodhi në Angli, i cili la pas 2 fëmijë të vdekur dhe plagosur rëndë 9 të tjerë, ku 6 prej tyre janë në gjendje kritike për jetën.
Gjithashtu, 2 persona të rritur ndodhen në gjendje kritike për jetën. Policia beson se ata mbetën të plagosur në përpjekje për të mbrojtur fëmijët nga sulmi i 17 vjeçarit. Gjithashtu, policia konfirmoi se ngjarja nuk po trajtohet si akt terrorist.
Ndërkaq, autori i sulmit, një 17-vjeçar me origjinë nga Cardiffi, është arrestuar me dyshimin për vrasje dhe tentativë vrasjeje. Policia tha se motivi pas sulmit ishte i paqartë.
Mësohet se fëmijët ishin duke ndjekur një aktivitet të Taylor Swift në një shkollë kërcimi, kur autori i sulmit hyri brenda ambienteve me thikë në dorë.
“Si nënë e imagjinoj dhimbjen dhe vuajtjen që po kalojnë familjet e viktimave. Dëshiroj t’u dërgoj atyre ngushëllimet e mia të përzemërta”, tha Serena Kennedy, shefja e policisë në Merseyside, raportojnë mediat angleze.
Një 18-vjeçare, dëshmitare e ngjarjes, Alaina Riley tha se “tezja ime më telefonoi duke bërtitur se njerëzit po qëlloheshin me thikë. Gjithçka që ajo dëgjoi ishin ulërima dhe britma që askush nuk do të donte t’i dëgjonte.” /atsh