Dua Lipa për Sunny Hill:Ndjenjë e madhe krenarie, s’mund t’i ndal emocionet
Ylli botëror i pop muzikës, Dua Lipa, nëpërmjet një albumi fotografik ka ndarë momente nga edicioni i katërt i festivalit “Sunny Hill”, duke thënë se ndjehet krenare.
“Kam aq shumë për të postuar nga këto 4 ditët e fundit në Sunny Hill Festival sa nuk di as nga t’ia filloj. Unë kam mbetur me një ndjenjë kaq të madhe krenarie pas kësaj fundjave të gjatë sa nuk mund t’i ndal emocionet”, ka shkruar ajo në Facebook.
Lipa ka shpërndarë çaste nga netët e festivalit duke i shijuar me familjen e saj.
“Nuk mund ta shpreh sa duhet gëzimin që ndjej për faktin që ky festival është bërë ai qe është sot, falë 5 viteve të fundit, duke e parë atë të rritet dhe të bëhet diçka më shumë nga sa mund të kishim ëndërruar ndonjëherë. Faleminderit të gjithëve që erdhët për t’u bashkuar me ne, të gjithë artistët dhe ekipet e tyre. Ne jemi shumë mirënjohës. Ju dua shumë”, ka shkruar pop ylli shqiptar, raporton rtk.