Akil Gjakova në çerekfinalen e ‘Paris 2024’
Xhudisti kosovar Akil Gjakova është kualifikuar në çerekfinalen e Lojërave Olimpikë ‘Paris 2024’.
Gjakova në rrethin e dytë mundi austriakun Samuel Gassner, duel ky i zhvilluar në kategorinë deri në -73 kg.
Garuesi ynë ishte më i mirë në duel me austriakin duke e mposhtur me Ippon.
Gjakova tashmë futët në mesin e tetë garuesve më të mirë në botë.