Memli Krasniqi: Arian Tahiri, ylli kësaj fushatë

Memli Krasniqi: Arian Tahiri, ylli kësaj fushatë

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi, ka bërë një përmbledhje të shkurtër të rezultateve të zgjedhjeve lokale që përfunduan së fundmi, duke theksuar se partia që ai udhëheq është “konfirmuar si partia më e votuar në vend”.

Në një postim në Facebook, Krasniqi ka falënderuar strukturat e partisë dhe kandidatët për angazhimin e tyre, duke veçuar Arian Tahirin nga Mitrovica, të cilin e cilësoi si “yllin e kësaj fushate”.

“Me këtë rast, dua të shpreh mirënjohjen dhe respektin e veçantë për mikun tim, yllin e kësaj fushate, Arian Tahirin në Mitrovicë, i cili, i vetëm përballë tërë aparatit shtetëror, bëri një garë të fortë, dinjitoze dhe të ngushtë deri në fund,” – shkroi Krasniqi.

PDK-ja doli fituese në gjashtë komuna, ndërsa në Mitrovicë humbi pas një gare të ngushtë dhe shumë të luftuar.

Kandidati i saj, Arian Tahiri, që në rundin e parë kishte një diferencë minimale me kandidatin e Lëvizjes Vetëvendosje, Faton Peci, u mposht në raundin e dytë, në një garë ku u përfshi fuqishëm edhe kryeministri Albin Kurti.

Share This