Dardan Krivaqa dënohet me burgim të përjetshëm, Arbër Sejdiu me 15 vjet
Dardan Krivaqa është dënuar me burgim të përjetshëm në rigjykim nga Gjykata Themelore në Ferizaj, ndërkaq Arbër Sejdiu me 15 vjet burgim.
Krivaqa është dënuar për vrasjen e Marigona Osmanit, derisa Sejdiu për ndihmë në kryerjen e këtij krimi.
I njëjti vendim nga Gjykata Themelore në Ferizaj ishte marrë edhe me 4 gusht të vitit të kaluar, ndërkaq Gjykata e Apelit me aprovimin e ankesës së Prokurorisë Themelore në Ferizaj dhe mbrojtjes së dy të akuzuarve, e ka kthyer çështjen në rigjykim.
Marigona Osmani u vra më 22 gusht të vitit 2021 në banesën e të akuzuarit, Dardan Krivaqa. /rtk/