ShBA e “shkatërron” Serbinë në “Paris 2024”
ShBA e ka nisur me fitore grupin në Lojërat Olimpike “Paris 2024”, duke mposhtur një nga pretendentët për titull, Serbinë.
ShBA që ftoi disa nga yjet më të mirë në NBA, regjistroi fitore bindëse me rezultat 84:110 (20:25, 29:33, 16:26, 19:26).
Amerika e nisi më mirë që nga fillimi, duke e mbyllur çerekun e parë me pesë pikë (20:25), e pastaj e rriti këtë diferencë në nëntë pikë në pjesën e parë (49:58).
Ata vazhduan me të njëjtin ritëm duke mos lëshuar pe as në çerekun e tretë, për ta mbyllur me plot 10 pikë epërsi (16:26).
Kurse, fitoren e vulosën në çerekun e fundit me rezultat 19:26, apo rezultati i përgjithshëm 84:110.
Më i miri në këtë përballje ishte Kevin Durant me 23 pikë të shënuara, dy topa të kthyer, ndihmuar nga legjenda LeBron James me 21 pikë, shtatë topa të kthyer dhe nëntë asistime, shkruan nacionale.
Kësisoj, Amerika renditet tani e para në grupin C me dy pikë, aq sa ka Sudani i Jugut, derisa Puerto Rico dhe Serbia zënë pozitat e fundit.