Distria Krasniqi e mrekullueshme: I siguron Kosovës medalje në Lojërat Olimpike, kualifikohet në finale
Xhudistja Distria Krasniqi i ka siguruar Kosovës medalje në Lojërat Olimpike “Paris 2024”, duke arritur në finale.
Në gjysmëfinale, Krasniqi mposhti italianen Odette Guiffrida, që renditet e treta në botë, ndërsa e kishte mposhtur edhe kur e fitoi titullin e kampiones të Evropës.
Krasniqi ishte shumë më e mirë që nga fillimi, me plot vetëbesim duke i bërë presion italianes, e cila mori dy kartonë të verdhë shkaku i gabimeve të bëra.
Megjithatë, edhe pse ishte afër ta rrëzonte me IPPON, Krasniqi nuk arriti ta regjistronte fitoren në kohën e rregullt. Por, ky dominim i saj vazhdoi në “Golden Score”, me kundërshtaren që bëri gabimin e tretë dhe andaj u përjashtua, shkruan nacionale.
Tani, në finale, Krasniqi do ta presë fituesin mes gjysmëfinales tjetër, Diyora Keldiyorova – Amandine Buchard.