Burri raporton në polici: U rraha nga gruaja dhe dy djemtë
Në raportin ditor, Policia e Kosovës ka njoftuar se një burrë është sulmuar fizikisht nga gruaja dhe dy djemtë e tij. Të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.
“DHUNË NË FAMILJE- Pejë / 27.07.2024 – 05:40. Viktima mashkull kosovar ka raportuar se është sulmuar fizikisht nga bashkëshortja dhe dy djemtë e tij.
I njëjti ka pësuar lëndime trupore dhe ka pranuar tretman mjekësor. Tre personat e dyshuar janë arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje”, thuhet në raport.