Kollaps energjetik, ndërpritet edhe ngrohja nga Termokos

Kollaps energjetik, ndërpritet edhe ngrohja nga Termokos

Ndërpritet përkohësisht furnizimi me ngrohje në Prishtinë. Ndërmarrja Publike “Termokos” ka njoftuar konsumatorët se furnizimi me ngrohje do të ndërpritet në orët e para të së shtunës, për shkak të ndaljes së pakontrolluar të njësisë B2 të TC Kosova B.

Sipas njoftimit të “Termokosit”, kjo situatë do ta pamundësojë furnizimin me avull për prodhimin e energjisë ngrohëse.

Gjatë kësaj periudhe, ngrohja do të vazhdojë vetëm për klinikat e Qendrës Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), përmes ngrohtores që shërben për nevojat e këtij institucioni, transmeton paparaci.

Nga “Termokos” kanë bërë të ditur se periudha e ndërprerjes së përkohshme do të shfrytëzohet për të evituar vështirësitë e paraqitura në qarkullimin e ngrohjes gjatë ditëve të para të sezonit ngrohës.

Share This