Moti sot me diell dhe vranësira të shpërndara

Moti sot me diell dhe vranësira të shpërndara

Mbi vendin tonë të dielën do të mbajë mot me diell dhe vranësira të shpërndara. Gjatë ditës do të fryjë era nga drejtimi i verilindjes dhe veriperëndimit, me shpejtësi 1–3 m/s.

Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, vlerat e temperaturave minimale do të lëvizin ndërmjet 0 deri në 3 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 13 deri në 17 gradë Celsius, raporton RTKlive.

Kushtet biometeorologjike do të jenë përgjithësisht të favorshme, por mëngjeset dhe mbrëmjet do të jenë të ftohta. Temperaturat e ulëta kërkojnë kujdes edhe për kulturat bujqësore të ndjeshme ndaj të ftohtit, veçanërisht në zonat ku mund të paraqiten ngrica të hershme., njofton IHMK.

Share This