
Ligji për Specialen, Hamza: Mungesë e vullnetit të VV’së, po kontribuon në destabilizimin e vendit
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka thënë se arsyeja e mosvotimit të ligjit për Specialen në lexim të dytë, është mungesë e ‘’vullnetit’’ të LVV’së, përcjell Express.
Hamza, ka shtuar se kjo është mungesë e ‘’vullnetit politik dhe kontribut për destabilizimin e vendit’’.
‘’Nuk ka pengesa përveç mungesës së vullnetit të partisë shumicë në pushtet. Është mungesë e vullnetit politik është një kontribut për destabilizimin e vendit, dhe është një çështje që s’po dojnë me kry.
Hamza, ka kritikuar VV’në duke thënë se kjo e fundit është ‘’përgjegjëse për situatën në vend’.

