
Shpallja e aktgjykimit: Hashim Thaçit nesër i lexohet të parit verdikti
Nesër në Hagë, pas 6 vitesh, do të shpallet aktgjykimi ndaj katërshes së UÇK-së. Për shkak të ndërlikueshmërisë, seanca pritet të zgjasë më shumë se një orë e gjysmë.
I pari që do ta mësojë vendimin është Hashim Thaçi, pas tij Kadri Veseli, i treti Rexhep Selimi dhe në fund Jakup Krasniqi, raporton Klankosova.tv
“Duhet ta përmendim me patjetër edhe një fakt tjetër që shikuesit mbase nuk e dinë, ku disa muaj më parë ekipet mbrojtëse të Thaçit, Veslit, Krasniqit dhe Selimit, kanë kërkuar që për shkak të ndërlikueshmëirsë të këtij rasti, në Dhomat e Specializuara, cilido që të jetë verdikti, dhe në rast që ai do të ishte dënues, të kenë mundësinë që shpallja e verdiktit, dhe pastaj vitet e dënimit, gjithnjë po flas nëse ai është dënues, të mos jenë në të njëjtën ditë, pra të mos shqiptohen në të njëjtën ditë, pra të nesërmen që i bie më 16 shtator, por që të jenë të ndara, pasi kjo është një gjë të cilën e parasheh edhe rregullorja e procedurave dhe provave të specializuara, që në rastet më të ndërlikuara, siç ka qenë edhe kjo me 10 pika të aktit akuzues, 6 për krime kundër njerëzimit dhe 4 të tjera për krime lufte, fillimisht të shpallet verdikti, dhe pastaj palët të kenë mundësi 15 ditë që të dorëzojnë parashtresat e tyre dhe mendimet e tyre pranë trupit gjykues, edhe ekipet mbrojtëse edhe Prokuroria e Specializuar”.
“Gjithnjë po them pa paragjykuar, thjesht ka qenë një procedurë dhe kërkesë të cilën e ka pasur vetë mbrojtja në një kërkesë të përbashkët, pra avokatët e katërshes, gjë e cila ishte kundërshtuar nga Prokuroria e Specializuar dhe pastaj ishte vendosur nga trupi gjykues që të shkohet me versionin që e ka kërkuar Prokuroria dhe me versionin që është parë dhe praktikuar edhe në rastet e tjera të Dhomave të Specializuara në të gjitha gjykimet e tjera që kanë ngjarë këtu. Cilido që të jetë vendimi, nëse ai do të jetë dënues natyrisht, nesër do të dihen edhe vitet varësisht nga të gjitha 10 pikat e aktit akuzues të cilat do të lexohen një nga një për secilin prej katërshes së UÇK-së. Ai i cili do të ngritet i pari në këmbë është edhe i pari i cili përmendet në këtë akt akuzues, Hashim Thaçi, të cili do t’i lexohen 10 pikat e aktit akuzues dhe do të shpallet verdikti për secilën prej tyre një nga një, pastaj do të jetë radha e Kadri Veselit për ta dëgjuar verdiktit e Speciales, i treti do të jetë Rexhep Selimi dhe në fund verdikti do t’i shqiptohet Jakup Krasniqit në një seancë që pritet të zgjasë më shumë se 1 orë e gjysmë”, tha Mujku.

