
28 vjet nga Beteja e Kaqandollit
Sot mbushen 28-vjet nga beteja e Kaqandollit. Beteja e Kaqandollit është njëra ndër betejat më të lavdishme të UÇK-së, jo vetëm në Llap, por në tërë Kosovën.
Ajo ishte beteja e parë frontale në Llap që e zhvilloi UÇK-ja kundër forcave serbe.
Gjatë kësaj beteje treditore nga radhët e UÇK-ës ranë shtatë dëshmorë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës: Bekim Maliqi, Bekim Lushaku, Naim Zhegrova, Fadil Sejdiu, Habib Zeka, Islam Rekaliu dhe Selim Rekaliu.
Në 28-vjetorin e Betejës së Kaçanollit, Komuna e Podujevës, në bashkëpunim me Organizatat e dala nga lufta e UÇK-së, organizon homazhe dhe aktivitete përkujtimore në nderim të dëshmorëve dhe luftëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, njofton zyra për informim e kësaj komune, raporton rtk.
Aktivitetet do të mbahen sot, më 15 shtator 2026, duke filluar nga ora 11:30, me homazhe në “Kompleksin e Dëshmorëve” në Penuhë, ndërsa nga ora 13:00 do të mbahet manifestimi përkujtimor dhe homazhet në Kaçanoll.

