IHMK: Sot mot më i ndryshueshëm

IHMK: Sot mot më i ndryshueshëm

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK) ka njoftuar se sot në Kosovë do të mbajë mot më i ndryshueshëm.

Përveç intervaleve me diell dhe vranësirave, gjatë ditës priten edhe reshje shiu, të cilat lokalisht mund të shoqërohen me shkarkime rrufesh.

Temperaturat minimale do të lëvizin nga 10 deri në 13 gradë Celsius, ndërsa temperaturat maksimale pritet të arrijnë nga 27 deri në 31 gradë Celsius.

Sipas IHMK-së, do të fryjë erë me intensitet mesatar, ndërsa lokalisht mund të jetë e fortë, kryesisht nga drejtimi i verilindjes dhe veriperëndimit.

Share This