Një person gjendet pa shenja jete në Gjakovë

Një person gjendet pa shenja jete në Gjakovë

Një person rreth 49 vjeçar është gjetur pa shenja jetë sot në rrugën “Rrustem Berisha” në Gjakovë.

Lajmin për klankosova.tv e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë për rajonin e Gjakovës, Vlera Krasniqi.

“Sot, rreth orës 12:20, në rrugën “Rrustem Berisha” në Gjakovë është gjetur pa shenja jete viktima mashkull, i lindur në vitin 1977. Vdekja e tij është konstatuar nga personeli mjekësor në vendin e ngjarjes. Njësitet e nevojshme policore dhe kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes dhe lidhur me rastin është njoftuar prokurori i shtetit, në konsultim me të cilin është iniciuar rasti “Hetim i vdekjes”, përderisa trupi i pajetë i viktimës dërgohet për ekzaminim mjeko‑ligjor”, tha ajo.

Share This