
Atl Madrid i vendos kushte Alvarezit
Julian Alvarez do të mbetet te Atlético Madrid, por drejtuesit madrilenë i kanë vendosur kushte të qarta për të rikthyer qetësinë në skuadër.
Sipas raportimeve të fundit, klubi i kërkon sulmuesit argjentinas të ndryshojë menjëherë agjentin dhe të bëjë një kërkim faljeje publike ndaj tifozëve pas tensioneve të krijuara gjatë verës, transmeton Klankosova.tv.
Alvarez kishte shprehur dëshirën për t’u larguar dhe ishte lidhur me një transferim te Barcelona, por marrëveshja nuk u realizua.
Tani, Atletico kërkon që ylli argjentinas të rikthejë marrëdhënien e mirë me klubin dhe tifozët.
Vendimi i Alvarez pritet të jetë vendimtar për të ardhmen e tij në Madrid.
