Bernardo Silva pjesë e fushatës për president të Benficës

Bernardo Silva pjesë e fushatës për president të Benficës

Mesfushori i Manchester Cityt, Bernardo Silva, është përfshirë në zgjedhjet presidenciale të Benficës.

Kandidati Noronha Lopes ka konfirmuar se ylli portugez është pjesë e ekipit të tij dhe madje ka bërë gati një kontratë që Silva do ta nënshkruajë nëse ai fiton zgjedhjet.

Bernardo Silva, i cili u rrit në akademinë e Benficës para se të largohej në vitin 2014, ndodhet tani në vitin e fundit të kontratës me Manchester Cityn. 31-vjeçari ka fituar gjithçka me klubin anglez, por nuk e ka fshehur kurrë lidhjen emocionale me Benficën.

“Po, mund të konfirmoj se një kontratë është duke pritur për Bernardo Silvën. Synimi im është që ta sjell në janar. Ai mishëron gjithçka që dua për Benficën: identitet, kulturë fituese dhe mbi të gjitha është tifoz i madh i klubit. Dhe mund t’ju siguroj se nuk do të ndalemi këtu,” ka thënë Noronha Lopes.

Share This