Dyshohet për dy të vrarë dhe një të plagosur në Dukagjin

Dyshohet për dy të vrarë dhe një të plagosur në Dukagjin

 Dy persona raportohet se kanë humbur jetën dhe një tjetër është plagosur pasditen e kësaj të diele, pas të shtënave me armë zjarri në fshatin Kir, në Dukagjin.

Siç raporton Euronews.al, Forcat e Policisë janë nisur drejt vendit të ngjarjes, ndërsa rrethanat dhe shkaqet e incidentit mbeten ende të paqarta.

Policia pritet të japë më shumë detaje në vijim.

Share This