
Pritjet në kufi, deri në 40 minuta në Muçibabë
Pritjet në pikat kufitare të Kosovës vijojnë të jenë kryesisht të shkurtra, ndërsa pritja më e gjatë për automjete raportohet në dalje të pikës kufitare në Muçibabë.
Sipas të dhënave të Qendrës Kombëtare për Menaxhim Kufitar, të përditësuara në orën 23:25, në Muçibabë pritjet në dalje janë 30 deri në 40 minuta, ndërsa kolona e automjeteve arrin rreth 400 metra.
Pritje më të theksuara ka edhe në Dheu i Bardhë, ku në dalje qytetarët po presin nga 10 deri në 20 minuta, me kolonë rreth 50 metra.
Në pikat e tjera kufitare, pritjet për automjete në hyrje dhe dalje janë kryesisht nga disa minuta. Në hyrje, pritjet variojnë nga 1 deri në 10 minuta, ndërsa në dalje, përveç Muçibabës dhe Dheut të Bardhë, pritjet janë po ashtu të shkurtra.
Në hyrje, pritje prej 5 deri në 10 minuta raportohen në Bërnjak, Dheu i Bardhë, Hani i Elezit, Muçibabë dhe Stançiq, ndërsa në pikat e tjera pritjet janë nga 1 deri në 5 minuta. Nuk raportohet për kolona në hyrje në asnjërën nga pikat kufitare.
Sa i përket daljes nga Kosova, pritje prej 5 deri në 10 minuta janë regjistruar në Bërnjak, Hani i Elezit, Mutivodë dhe Stançiq. Në pikat e tjera, pritjet janë nga 1 deri në 5 minuta.
Ndërkohë, situata për automjetet e rënda paraqitet e qetë. Për kamionët raportohet pritje prej 3 deri në 5 minuta, si në hyrje ashtu edhe në dalje në të gjitha pikat kufitare, pa kolona të raportuara.
Të dhënat mund të ndryshojnë gjatë natës, varësisht nga fluksi i automjeteve në pikat kufitare.

