
Shqipëri, parashikimi i motit
Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bëri të ditur se vendi ynë ditën e shtunë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme e të nxehta.
Moti parashikohet i kthjellët në të gjithë territorin e vranësira të pakta deri mesatare përgjatë relieveve malore kryesisht në veri të vendit nga orët e mesditës deri ato të pasdites.
Vranësirat në orët e mesditës e pasdite përgjatë relieveve malore kryesisht në veri dhe lindje pritet të shoqërohen me reshje shiu me intensitet kryesisht të ulët.
Era do të fryjë me drejtim verilindje – veriperëndim me shpejtësi mesatare 7 m/s, përgjatë vijës bregdetare e kryesisht atë jugperëndimor dhe zonat luginore era do të fitojë shpejtësi deri në 16 m/s shoqëruar me valëzim në dete të forcës 1-3 ballë, raporton atsh.
Temperaturat parashikohen:
| QYTETET | Temperaturat | Siglat |
| Shkodër | 24/41 | Diell re shi |
| Kukës | 16/36 | Diell re shi |
| Lezhë | 21/38 | Diell re shi |
| Dibër | 18/37 | Diell pak re |
| Durrës | 24/38 | Diell |
| Tiranë | 25/40 | Diell pak re |
| Elbasan | 24/39 | Diell re shi |
| Berat | 22/40 | Diell pak re |
| Vlorë | 23/36 | Diell |
| Korçë | 16/34 | Diell pak re |
| Gjirokastër | 16/40 | Diell pak re |
| Sarandë | 24/36 | Diell |

