
Fjalët e Abdixhikut pas rikonfirmimit në krye të LDK: Jam i lumtur, falënderoj delegatët mbështetës dhe ata që mendojnë ndryshe
Kryetari i rikonfirmuar i LDK-së, Lumir Abdixhiku, tha se është i lumtur për rezultatin, por edhe mbështetës për ata që mendojnë ndryshe.
“Edhe njëherë për të satën herë, hera e dytë, LDK dëshmoi demokracinë maksimale. Në këtë demokraci maksimale delegatët dhanë drejtim jo vetëm për lidershipin e partisë, por edhe për orientimin vleror, programor të kësaj shtëpie të madhe politike. Jam i lumtur me rezultatin, jam falënderues për delegatët mbështetës që kanë rikonfirmuar rezultatin e janarit, dhe jam mirënjohës edhe për delegatët e tjerë që ndajnë mendimin ndryshe por të gjithë bashkërisht jemi zotuar të punojmë bashkë”, tha Abdixhiku, raporton Express.
“Ky Kuvend ka qenë i panevojshëm, i pakohë”, ripërseriti ai.

