Ky është 26-vjeçari që humbi jetën nga rrëzimi i vinçit në rrugën A

Ky është 26-vjeçari që humbi jetën nga rrëzimi i vinçit në rrugën A

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në një vendpunishte ndërtimore në rrugën “Holger Petersen”, ku një punëtor ka humbur jetën gjatë punës.

Klankosova.tv mëson se viktima është Ermal Sherifi, nga fshati Rubovc i Madh.

Hetimet pritet të sqarojnë mënyrën se si ka ndodhur aksidenti dhe nëse janë respektuar masat e sigurisë në vendin e punës.

Share This