Sulm me armë zjarri gjatë një festivali në Seattle, dy viktima dhe 5 të plagosur, mes tyre një fëmijë

Sulm me armë zjarri gjatë një festivali në Seattle, dy viktima dhe 5 të plagosur, mes tyre një fëmijë

Dy persona humbën jetën dhe pesë të tjerë mbetën të plagosur, mes tyre edhe një fëmijë dyvjeçar, pas një sulmi me armë zjarri në qendër të Seattle-it, Uashington.

Sipas kryebashkiakes së Seattle-it, Katie Wilson, një i dyshuar është arrestuar lidhur me ngjarjen.

Të shtënat ndodhën rreth orës 18:00 me orën lokale, pranë Space Needle, ku në atë moment po zhvillohej një festival i madh ushqimor..

Guvernatori i shtetit të Uashingtonit shprehu ngushëllimet për familjet e viktimave, ndërsa një kongresmene nga Seattle dënoi atë që e quajti “dhunë të pakuptimtë”

Qendra e Seattle-it po priste festivalin e ushqimit Bite of Seattle gjatë fundjavës, një ngjarje vjetore që tërheq qindra mijëra pjesëmarrës me shitës ushqimesh dhe shfaqje muzikore live. /rtsh/

Share This