Java nis me vapë dhe stuhi lokale, freskim i motit nga mesi i javës

Java nis me vapë dhe stuhi lokale, freskim i motit nga mesi i javës

Java, nga 20–24 korrik 2026, pritet të nisë me temperatura të larta dhe rritje të lagështisë së ajrit, duke krijuar kushte të rënduara biometeorologjike, sidomos për personat me sëmundje kardiovaskulare dhe respiratore, të cilët këshillohen të shmangin ekspozimin në diell gjatë orëve më të nxehta.

Nga dita e mërkurë pritet përmirësim i ndjeshëm i motit, pasi depërtimi i masave më të freskëta ajrore do të ulë temperaturat dhe stresin termik, duke ndikuar pozitivisht në mirëqenien e qytetarëve.

Në aspektin agrometeorologjik, temperaturat e larta në fillim të javës do të favorizojnë zhvillimin e kulturave verore, por njëkohësisht do të rrisin nevojën për ujitje për shkak të humbjes së lagështisë nga toka. Reshjet lokale të parashikuara gjatë disa ditëve të javës pritet të ndihmojnë në përmirësimin e lagështisë në sipërfaqe, megjithëse shpërndarja e tyre do të jetë e pabarabartë.

Fermerëve u rekomandohet kujdes gjatë punimeve në ambiente të hapura për shkak të mundësisë së stuhive me rrufe dhe erëra të përkohshme të fuqishme, ndërsa dita e enjte parashihet më e favorshmja për aktivitete bujqësore.

Për ditën e hënë, temperaturat minimale do të lëvizin nga 13 deri në 18 gradë Celsius, ndërsa maksimalet nga 29 deri në 33 gradë. Paradite moti do të jetë kryesisht me diell, ndërsa pasdite pritet shtim i vranësirave, reshje lokale shiu dhe shkarkime rrufesh në disa zona të vendit.

Share This