Pas deklaratës së ministres serbe, reagon Kamberi: Skandaloze, e papranueshme. Do të iniciojë kërkesë për shkarkimin e saj

Pas deklaratës së ministres serbe, reagon Kamberi: Skandaloze, e papranueshme. Do të iniciojë kërkesë për shkarkimin e saj

Deputeti shqiptar në Parlamentin e Serbisë, Shaip Kamberi ka reaguar pas deklaratës të ministres për Pushtetin Lokal, Snezhana Paunoviq.

Kamberi përmes një postimi në rrjetin social në Facebook ka shkruar se deklaratat fashiste të ministrave të qeverisë tregojnë më së miri se Serbia e Millosheviqit vazhdon të mbetet e njejtë.

Sipas tij, deklarata e Paunoviq, se po të ishte në vend të Slobodan Milosheviqit do ta spastronte etnikisht Kosovën, është skandaloze, e papranueshme dhe kërkon reagim të menjëhershëm institucional.

“Për këtë arsye, sot, nëpërmjet një shkrese zyrtare, kam kërkuar reagim nga të gjitha ambasadat relevante ndërkombëtare në Beograd. Një deklaratë e tillë nuk mund të konsiderohet e izoluar. Ajo është rezultat i mohimit sistematik të krimeve të luftës, glorifikimit të kriminelëve të dënuar të luftës, relativizimit të vendimeve të gjykatave ndërkombëtare dhe revizionizmit të historisë”, ka shkruar ai.

Tutje Kamberi ka thënë se për shqiptarët e Luginës së Preshevës, deklarata të tilla nga përfaqësues të institucioneve shtetërore përbëjnë një burim shtesë pasigurie.

Share This