
Gjendja në pikat kufitare, pritje deri në një orë
Pritjet maksimale në pikat kufitare të Kosovës shkojnë deri në një orë.
Kështu ka bërë me dije Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar në përditësimin e fundit.
Deri në 40 minuta po pritet për të hyrë në Kosovë tek pika kufitare e Dheut të Bardhë.
Në Muçibabë pritjet deri në 60 minuta, kurse në pikën kufitare të Merdares, pritjet vijojnë 5 deri në 10 minuta.


