Izraeli shkatërron mega-bazën nëntokësore të Hezbollahut në jug të Libanit përmes operacionit “Sof Pasuk”

Izraeli shkatërron mega-bazën nëntokësore të Hezbollahut në jug të Libanit përmes operacionit “Sof Pasuk”

Ushtria Izraelite (IDF) ka ndërmarrë një goditje të fuqishme ndaj infrastrukturës ushtarake të Hezbollahut në Libanin jugor, duke shkatërruar plotësisht një mega-bazë nëntokësore të pozicionuar në zonën e fshatit Majdal Zoun. Lajmi është konfirmuar zyrtarisht mbrëmjen e sotme përmes një njoftimi për shtyp nga zyra e Kryeministrit Benjamin Netanyahu.

Operacioni i koduar si “Sof Pasuk” (Fundi i Kapitullit) ka tronditur rrjetin logjistik të grupit militant, duke asgjësuar një strukturë komplekse taktike.

Sipas të dhënave të inteligjencës të bëra publike nga autoritetet izraelite, mega-baza kishte përmasa të konsiderueshme dhe paraqiste një rrezik të drejtpërdrejtë: Mbi 200 metra tunel nëntokësor; mbi 25 metra nën sipërfaqen e tokës; përmbante qindra armë, municione dhe pajisje luftarake’ infrastruktura kishte disa gropa të fshehura lëshimi, të projektuara dhe të pozicionuara posaçërisht për të goditur territorin izraelit dhe qytetarët e tij.

Përpara se të ndërmerrte shpërthimin e kontrolluar dhe eliminimin e kësaj baze masive, Izraeli ka informuar zyrtarisht Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe përfaqësuesin e posaçëm amerikan në Liban, si pjesë e koordinimit diplomatik mbi marrëdhëniet e tensionuara dhe marrëveshjet e fundit kornizë në rajon. /rtsh/

Share This