
Vuçiq: Edhe disa javë do të jem president, pastaj do të jap dorëheqje
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, deklaroi gjatë fjalimit para Kuvendit se do të qëndrojë edhe për disa javë në detyrën e presidentit dhe më pas do të japë dorëheqje.
“Kjo është ndoshta hera e fundit që po ju drejtohem si president i Republikës. Për 14 vjet i kam shërbyer me besnikëri vendit tim. E dua Serbinë më shumë se çdo gjë tjetër në botë. Interesat e askujt tjetër nuk më kanë interesuar kurrë. Nuk kam dashur t’i shërbej askujt tjetër përveç qytetarëve të Serbisë. Thoshin se nuk do ta lija kurrë postin e presidentit. Këto janë ditët dhe javët e mia të fundit si president i Republikës”, tha Vuçiq, raporton N1.
Ai e përsëriti deklaratën duke thënë: “Edhe disa javë do të jem president, pastaj do të jap dorëheqje.” /rtk/

