
Gjermania përmbys Bregun e Fildishtë, prek kualifikimin
Gjermania ka shënuar fitore dramatike ndaj Bregut të Fildishtë me rezultat 2:1, në ndeshjen e xhiros së dytë të Grupit E në Kupën e Botës 2026.
Përfaqësuesja afrikane kaloi e para në epërsi falë golit të Franck Kessié në minutën e 30-të, duke e mbyllur pjesën e parë me avantazh minimal.
Megjithatë, gjermanët reaguan në pjesën e dytë dhe arritën të përmbysin gjithçka. Deniz Undav fillimisht barazoi shifrat në minutën e 68-të, ndërsa kur dukej se ndeshja po shkonte drejt barazimit, sulmuesi gjerman realizoi sërish në minutën e katërt shtesë të kohës shtesë për t’i siguruar tri pikë të mëdha ekipit të tij.
Me këtë fitore, Gjermania ngjitet në krye të Grupit E me gjashtë pikë nga dy ndeshje dhe siguron fazën e eliminimit direkt të Botërorit 2026.
Në anën tjetër, Bregu i Fildishtë mbetet me tri pikë dhe do të luftojë për kualifikim në ndeshjen e fundit të fazës së grupeve.

