Holandezja Femke Kok fiton të artë, rekord olimpik

Holandezja Femke Kok fiton të artë, rekord olimpik

Holandezja Femke Kok ka fituar medaljen e artë në garën e 500 metrave në patinazhin e shpejtësisë për femra në Milano Cortina 2026, duke zhvilluar një paraqitje të jashtëzakonshme dhe duke vendosur rekord olimpik me kohën 36.49 sekonda.

Kok dominoi në pistë, duke lënë pas bashkëkombësen e saj Jutta Leerdam, e cila fitoi medaljen e argjendtë me kohën 37.15 sekonda.

Medalja e bronztë i takoi japonezes Takagi Miho, që ndaloi kronometrin në 37.27 sekonda.

Podiumi – 500 metra (femra):

Femke Kok (Holandë) – 36.49

Jutta Leerdam (Holandë) – 37.15

Takagi Miho (Japoni) – 37.27

Share This