Macron: Strategjia ushtarake e Izraelit në LM rrezikon përhapjen e dhunës

Macron: Strategjia ushtarake e Izraelit në LM rrezikon përhapjen e dhunës

Presidenti francez, Emmanuel Macron ka deklaruar se strategjia ushtarake e Izraelit në Liban, Rripin e Gazës dhe Bregun Perëndimor është në kundërshtim me interesat e veta, pasi ushqen pakënaqësi dhe dhunë.

Macron për transmetuesin “France 2” tha se presidenti amerikan Donald Trump ka të drejtë kur i bëri thirrje kryeministrit izraelit, Benjamin Netanyahu, të “tregojë ndjenjë përgjegjësie”.

Ai theksoi se “siguria e Izraelit nuk mund të garantohet përmes pushtimit të territoreve fqinje”.

“Strategjia që (Netanyahu) vazhdon të ndjekë në Gaza, në Bregun Perëndimor dhe në jug të Libanit, në afat të gjatë, është në kundërshtim me interesat e Izraelit, sepse ushqen pakënaqësi dhe dhunë mes të gjitha popullatave të rajonit”, tha ai.

Macron gjithashtu përsëriti rëndësinë e marrëveshjes së sapo-nënshkruar të paqes me Iranin për Libanin.

“Ne do të mobilizojmë shumë shpejt komunitetin ndërkombëtar për të ndihmuar ushtrinë libaneze të rimarrë kontrollin e territoreve të saj”, theksoi ai.

Presidenti francez më tej tha se lufta me Iranin ende nuk ka përfunduar plotësisht pavarësisht marrëveshjes, ndërsa riafirmoi se ka hyrë një fazë e re bashkëpunimi dhe dialogu.

“Është gjithmonë më mirë të kesh një marrëveshje sesa luftë, veçanërisht kur ekziston rreziku i përshkallëzimit dhe ky ishte rasti. Ndryshimi i regjimit nuk arrihet përmes bombardimeve”, tha Macron. /atsh/

Share This