
MINT publikon çmimet e derivateve: Nafta 1.43 euro, benzina 1.35 euro
Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit (MINT) ka publikuar çmimet e reja të derivateve të naftës, të cilat hyjnë në fuqi sot nga ora 10:00.
Sipas njoftimit të ministrisë, çmimi maksimal i lejuar për naftën është caktuar në 1 euro e 43 centë për litër, ndërsa për benzinën në 1 euro e 35 centë për litër.
Krahasuar me çmimet e një dite më parë, nafta është liruar për 2 centë për litër, ndërsa benzina për 3 centë për litër.
Çmimet e reja do të zbatohen nga të gjitha pikat e shitjes së derivateve në vend duke filluar nga ora 10:00 e ditës së sotme.

