Superkompiuteri ribën llogaritë pas ndeshjeve të para, Franca, Anglia dhe Argjentina favoritet e turneut

Superkompiuteri ribën llogaritë pas ndeshjeve të para, Franca, Anglia dhe Argjentina favoritet e turneut

Pas xhiros së parë të takimeve në këtë Botëror, superkompiuteri i njërit prej instituteve më të mira të statistikave ka ribërë llogaritë duke dhënë edhe një herë përqindjet e mundësive të disa skuadrave për të ngritur lart trofeun në New Jersey.

Franca e Olise me shokë ka 15.40% të shanseve që të festojë me trofeun në finalen e madhe dhe të fitojë për herë të tretë trofeun.

Pas tyre renditen “Tre Luanët” e Harry Kane, të cilët kanë 12.26% të shanseve për të triumfuar në finalen e madhe dhe për t’i dhënë fund “mallkimit” 60 vjeçar.

Ekipi i tretë favorit për të fituar Kupën e Botës janë kampionët në fuqi.

Argjentina ka 12.18% të shanseve për të mbrojtur titullin e fituar në Katar.

Share This