
Moti në Shqipëri
Ditën e sotme (18 qershor) vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme.
Moti parashikohet i kthjellët në të gjithë territorin përjashtuar vranësirat e pakta kalimtare kryesisht në orët e mesditës dhe ato të pasdites në relievet malore në lindje.
Era do të fryjë me drejtim verilindje – veriperëndim me shpejtësi mesatare 8 m/s, ndërsa përgjatë vijës bregdetare dhe zonat luginore era me shpejtësi deri në 17 m/s. Deti do të jetë me valëzim në detet Adriatik dhe Jon i forcës 2-3 ballë. /rtsh/

