Presidentin Ademi: UEFA ka rol kyç në Kupën e Botës 2026, shpresoj që trofeu të rikthehet në Evropë

Presidentin Ademi: UEFA ka rol kyç në Kupën e Botës 2026, shpresoj që trofeu të rikthehet në Evropë

Presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi, ka shprehur mbështetjen dhe vlerësimin e tij për UEFA-n dhe presidentin e saj, Aleksander Čeferin, në prag të Kupës së Botës 2026.

“Gjithmonë me presidentin e UEFA-s, Aleksandër Çeferin.
Edhe në Kupën e Botës 2026, UEFA zë një vend të veçantë dhe luan rol të rëndësishëm, si përmes numrit të madh të kombëtareve pjesëmarrëse, ashtu edhe si konfederata më e suksesshme dhe më e fuqishme në futbollin botëror.
Presidentit Çeferin dhe të gjitha federatave anëtare të UEFA-s u uroj suksese në këtë turne madhështor, me shpresën që trofeu i Kupës së Botës të rikthehet sërish në Evropë”, ka deklaruar Ademi.

Kupa e Botës 2026 pritet të jetë edicioni më i madh në histori, me pjesëmarrjen e 48 kombëtareve dhe organizimin nga tre vende pritëse: United States, Canada dhe Mexico. UEFA do të përfaqësohet me numrin më të madh të skuadrave pjesëmarrëse, duke konfirmuar edhe një herë peshën e futbollit evropian në arenën ndërkombëtare.

Postimi i Ademit:

Gjithmonë me presidentin e UEFA-s, Aleksandër Çeferin.

Edhe në Kupën e Botës 2026, UEFA zë një vend të veçantë dhe ka rol të rëndësishëm, si përmes numrit të madh të kombëtareve pjesëmarrëse, ashtu edhe si konfederata më e suksesshme dhe më e fuqishme në futbollin botëror.

Presidentit Çeferin dhe të gjitha federatave anëtare të UEFA-s ju uroj suksese në këtë turne madhështor, me shpresën që trofeu i Kupës së Botës të rikthehet sërish në Evropë. 🌍🏆⚽️🇪🇺

Share This